Në stacionin policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, me stafin e tij kanë bërë prezantimin e raportin vjetor (2020), ku është potencuar edhe sfida me pandeminë.
Në prezantim kanë marrë pjesë nga Drejtoria Rajonale e Gjilanit, Kolonel Elmina Mahmuti, dhe Nënkolonel Shaban Azizi.
Sipas Halilit, Viti 2020 u karakterizua si vit i pandemisë, ku përveç sfidave të shumta, një numër i konsiderueshëm i policëve duke qenë në ballë të luftës në parandalim të epidemisë janë prekur direkt, ku fatkeqësisht dy nga ta, në nivel rajonal, si pasojë e infektimit, kanë humbë jetën.
“Përkundër të gjitha këtyre sfidave, në vitin 2020 kemi 18% raste kriminale ma pak në Komunën e Vitisë në krahasim me vitin 2019”, ka bërë me dije kapiten Halili.
“Policia e Kosovës është e përkushtuar në krijimin e një ambienti të qet dhe prosperues për gjithë qytetarët e saj” /2LONLINE.com/