Viti: 166 fletëparaqitje vetëm gjatë fundjavës ndaj atyre që nuk respektuan masat kundër përhapjes së virusit COVID-19

Viti: 166 fletëparaqitje vetëm gjatë fundjavës ndaj atyre që nuk respektuan masat kundër përhapjes së virusit COVID-19

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) sot ka diskutuar serish mbi gjendjen e pandemisë me COVID-19 në komunën e Vitisë.

Gjatë kësaj mbledhje që është kryesuar nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti u bë me dije se deri me tani janë 62 raste aktive me COVID-19 në këtë komunë.

Ai kërkoi nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe të respektojnë masat kundër përhapjes së këtij virusi.

Haliti bëri me dije se fatmirësisht është rritur numri i të shëruarave dhe ju urojë shërim sa më të shpejt edhe gjithë qytetarëve të tjerë.

Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, potencoi se respektimi i masave të nga qytetarët vitias, në veçanti bartja e maskave është rritur dhe se për këtë ka ndikuar edhe lëshimi i fletëparaqitjeve.

Komandanti Halili, tha se vetëm gjatë fundjavës janë lëshuar 166 fletëparaqitje për mos respektim të masave. Sipas tij respektimi i bartjes së maskave në këtë komunë sipas të dhënave që ata posedojnë është 75%.

Ndërkaq gjatë këtij takimi është folur edhe për masat tjera kundër përhapjes së këtij virusi pandemik si klorifikimi dhe dezinfektimi i hapësirave të ndryshme.

KOMENTE