DYLON

Vitaminat që ndikojnë në rritjen e flokëve

Avatar photo Redaksia

Zbuloni se cilat janë vitaminat më të mira për të rritur flokët tuaj shpejt dhe cilat janë ushqimet më të shëndetshme.

Vitamina A: Kjo është ndoshta vitamina kryesore që ka ndikimin më të madh në procesin e rritjes së flokëve tuaj. Kjo ndodh sepse ajo ndikon mbi rrënjën e flokut dhe gjenet të cilat kontrollojnë procesin e rritjes. Ky proces fillon kur ju konsumoni ushqime (kryesisht vitamina) të cilat përmbajnë amino-acidë për rrënjën e flokëve, nga ku fillon dhe rritja e shëndetshme. Filloni të konsumoni më shumë; spinaq, brokoli, mango, patate të ëmbël, dhe shalqi për dietën tuaj.

EkoHigjiena

Vitamina B: Shfaqet në forma të ndryshme si; B2, B6, B12, të gjitha këto vitamina luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e flokëve pasi ushqejnë lëkurën e kokës dhe rrënjët e flokëve me ushqim që në fazat fillestare. Ju mund të merrni më shumë vitamina “B-Complex” ose nëpërmjet ushqimit të detit si; karkaleca, salmon etj.

Biotina: Një tjetër formë e vitaminës B, shpeshherë e njohur edhe si vitamina H, mendohet që mbron flokët tuaj nga thatësira e tepërt, forcon flokët në rrënje dhe në trup duke mos i lejuar të këputen apo të dëmtohen. Ndikimi më pozitiv që ka kjo vitaminë, është ndalimi i rënies së flokëve, një problem që shfaqet tek pothuajse 50 % e femrave.

Vitamina C: Tashmë e dini që vitamina C gjendet në agrume dhe ka ndikim të madh në rritjen e sistemit tuaj imunitar, por ajo gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në kontrollimin e sasisë së yndyrës që prodhon lëkura juaj duke vepruar si një maskë natyrore. Ky hidratim natyror ndikon në procesin e rritjes të shpejtë të flokëve tuaj sepse ndalon rënien dhe dehidratimin e tyre.

Vitamina E: Kjo lëndë ushqyese është jetike për flokët dhe lëkurën tuaj sepse nxit qarkullimin e gjakut dhe sistemin imunitar duke e bërë atë aktiv. Një element shumë i rëndësishëm për të pasur flokë të shëndetshëm, me ngjyra të ndryshme dhe me shkëlqim.

Seleniumi: Është një vitaminë shumë e rëndësishme për flokët tuaj sepse lufton radikalet dhe toksinat që shkaktojnë dëmtimin e flokëve. Seleniumi gjithashtu përmirëson sistemin imunitar të trupit, një faktor i rëndësishëm në mbajtjen e flokëve të shëndetshëm dhe me shkëlqim. Seleniumin e merrni duke konsumuar ushqime deti, hudhra, drithëra, fara luledielli etj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.