Vitaminat luajnë rol të rëndësishëm edhe në zhvillimin mendor dhe fizik të fëmijëve. Nevoja e njeriut për vitamina fillon që në barkun e nënës.sugjerojnë të mos u japim fëmijëve vitaminat (ilaçe) pa qenë nevoja.
Rruga më e mirë për t’i marrë ato është ajo natyrale por në raste të caktuara të mungesës së oreksit, mosushqyerjes së mjaftueshme dhe infeksioneve të ndryshme mund të ndihet nevoja e marrjes së vitaminave në trajtë ilaçesh. Grupi më i rëndësishëm i vitaminave është grupi A, D, E, B dhe sigurisht pa harruar dhe vitaminën C përforcuese të sistemit imunitar.
Fëmijëve mund t’u japim vitaminë D për zhvillimin e kockave apo vitaminat K, C, acid folik. Por, tek fëmijët të cilët ushqehen në mënyrë të shëndetshme nuk mund të shfaqet mungesë vitaminash.
Tek këta fëmijë nëse jepen vitamina shtesë pa qenë e nevojshme për zhvillimin e tyre ato mblidhen në trup dhe shkaktojnë sëmundje.
Disa nga shenjat e mungesës së vitaminave në trup janë mungesa e oreksit, lodhje, vështirësi në konceptimin e mësimit, mungesë përqendrimi, probleme me shikimin, infeksione të përsëritura, plagë të hapura në gojë apo mishrat e dhëmbëve, humbja e shkëlqimit të flokëve etj.
Specialistët gjithmonë këshillojnë shmangien e vitaminave në formë ilaçesh në mënyrë të panevojshme dhe marrja e tyre nëpërmjet ushqimit.