Marrja e vitaminave ekstra mund të bëjë më shumë dëm se mirë. Një studim i zgjeruar ka arritur në përfundimin se ato mund të rrisin rrezikun për kancer dhe sëmundje zemre. Miliona njerëz në mbarë botën marrin suplemente të tilla çdo ditë. Por Tim Byers, një nga ekspertët më të mirë në botë për kancerin, thotë se ata po rrezikojnë veten.
Sipas tij, personat që marrin vitamina, ishin më të rrezikuar nga kanceri, edhe pse akoma nuk dihet lidhja mes tyre. Shqetësues është studimi edhe sa i përket acidit folik, që merret nga gratë shtatzëna për të parandaluar defekte në lindje tek bebet. Por Byers tha se suplemente të tilla e shtojnë mundësinë për t’u sëmurë nga kanceri me 56 përqind.