DYLON

Vitamina që duhet të jetë në ushqim, për të forcuar sytë

Avatar photo Redaksia

Nëse doni sy shqiponje për gjithmonë, mjekët këshillojnë të pasuroni dietën tuaj me vitaminën A. Shqisa e shikimit fillon të dobësohet me kalimin e viteve prandaj, parandalimi është në dorën tonë.

Vitamina A gjendet te ushqimet me prejardhje shtazore si mishi, veza, bulmeti. Ndërkohë që para-ardhësi i saj -beta karoten- gjendet te zarzavatet jeshile dhe ato me ngjyra të theksuara. Lakra e kuqe përmban me shumicë këtë vitaminë.

EkoHigjiena

Një nga avantazhet e lakrës me ngjyrë të kuqe (krahasuar me jeshilen), është pikërisht përmbajtja e saj më e lartë në antioksidantin beta -karoten.

Më poshtë keni një recetë të thjeshtë -lakër e kuqe e grirë në fije -bajame ose arra të grira -mollë jeshile të grira -susam I përzieni në një enë.

Salca: -1/2 kupë manaferra, 2 lugë të mëdha uthull molle, 2 luge të mëdha lëng limoni & 4 lugë të mëdha vaj ulliri. I bluani përbërësit e salcës dhe ja hidhni lakrës së kuqe. Sado e çuditshme mund t’ju duket, një sallatë e tillë mund të konsumohet edhe si zgjedhje ideale për mëngjes.