DYLON

Vitamina D zvogëlon rrezikun e kancerit të zorrës së trashë

Avatar photo Redaksia

Sipas një studimi nga shkencëtarët amerikanë, vitamina D mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë. Studimet e shkencëtarëve të Institutit të Kancerit “Dana-Farber” në SHBA, kanë zbuluar se dielli është burimi kryesor i vitaminës D dhe qëndrimi në diell për 15 minuta në ditë krahas mbrojtjes së shëndetit të kockave dhe atij mendor mund të reduktojë edhe rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.

Shkencëtarët pasi kanë shqyrtuar të dhënat e 170 mijë personave kanë vërejtur se personat me nivele më të larta të vitaminës D në gjak kanë rrezik më të pakët të kancerit të zorrës së trashë. Gjithashtu është vërejtur se tek këto persona imuniteti kundër kancerit të zorrës së trashë është më i fortë. Mësohet se vitamina D aktivizon qelizat T limfocite të cilat sulmojnë qelizat e kancerit.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.