DYLON

Vitamina C, e rëndësishme për trupin e njeriut

Avatar photo Redaksia

Vitamina C gjendet tek molla dhe sidomos lëkura e saj, tek gjethet e bimëve, tek qumështi, lëngu i portokallit, ananasi, luleshtrydhet. Gjithashtu antioksidantet gjenden me shumicë kryesisht tek bimët jeshile dhe tek frutat. Vitamina C (acidi askorbik) kryesisht është tek: limoni, portokalli, zarzavatet jeshile, domatja, pjepri, kivi, lulelakra, speci (me shumicë tek speci i kuq), mango dhe tek mëlçitë e viçit dhe lopës,
Përdorimi i saj ka rëndësi të madhe në preventivën e infeksioneve virusale, bakteriale dhe kërpudhave, influenca, hepatiti, herpesi, mononukleosa dhe bronkiti, në zvogëlimin e kolesterolit në gjak,ndihmon shërimin e shpejtë të plagëve dhe të lëndimeve,pengon formimin e qelizave të tumorit-kryesisht në traktin digjestiv dhe pasi është bashkëdyzim antioksidik neutralizon radikalet e lira, ngadalëson plakjen, formimin e rrudhave në lëkurë dhe plakjen e përgjithshme të organizmit, ndihmon largimin e shpejtë të materieve helmuese nga organizmi, ndotjen nga ambienti, ujit dhe nga metalet e rënda.

Po ashtu ndihmon pastrimin e organizmit nga mjetet dehëse, alkooli dhe nga tymi i duhanit,në preventivën e kataraktit, si dhe përmirëson gjasat për shërimin e tij,lehtëson simptomat e astmës dhe të sëmundjeve alergjike, zvogëlon mundësinë e ngjitjes së spermatozoideve, pra, në mënyrë indirekte pengon sterilitetin mashkullor,ndihmon shërimin e sëmundjes së sheqerit, si edhe ka rol të rëndësishëm në thithjen e hekurit, Thithja – absorbimi: zhvillohet gjatë orës së parë dhe pas tri katër orësh largohet nga organizmi

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.