Visit Vitia-Një dritare drejt trashëgimisë historike e kulturore dhe bukurive natyrore të Vitisë
www.visitvitia.com është platforma zyrtare turistike e Komunës së Vitisë, e krijuar me qëllim të prezantimit dhe promovimit të pasurive natyrore, kulturore dhe historike të kësaj komune. Përmes kësaj faqeje, synohet të ofrohet një burim i besueshëm dhe gjithëpërfshirës për të gjithë ata që dëshirojnë të vizitojnë dhe të njohin më mirë këtë zonë.
Qëllimi kryesor i Visit Vitia është:
•Të informojë vizitorët për atraksionet më të rëndësishme turistike dhe kulturore të komunës.
•Të promovojë turizmin rural dhe aktivitetet e lidhura me natyrën dhe jetën e fshatit.
•Të mbështesë zhvillimin ekonomik lokal përmes përfshirjes së komunitetit në turizëm.
•Të prezantojë ngjarjet dhe festivalet që organizohen gjatë vitit, duke ofruar një kalendar të plotë për të gjithë të interesuarit.
•Të krijojë një urë komunikimi mes vizitorëve dhe ofruesve lokalë të shërbimeve (akomodimi, gastronomi, guida turistike etj.).
Faqja është zhvilluar si pjesë e Projektit “Nxitja e Mundësive të Punësimit dhe Rritjes (FEGO)”, me mbështetje nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA) dhe implementuar nga Swisscontact në bashkëpunim me Komunën e Vitisë. Kjo iniciativë është e fokusuar në krijimin e mundësive të reja ekonomike për komunitetin lokal, duke integruar turizmin si një sektor me potencial për rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Na ndiqni në rrjetet tona sociale:
Facebook: Visit Vitia
Instagram: @visitvitia
