DYLON

Visar Ymeri, kryetari i ardhshëm i Vetëvendosjes!

Avatar photo Redaksia

‘Në ora 12:00 të ditës së sotme ka përfunduar afati i dorëzimit të kandidaturave për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Me përfundimin e këtij afati, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm (KZP) i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka konstatuar se është dorëzuar vetëm një deklaratë për kandidaturë, ajo e deputetit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymeri.

Në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme të Lëvizjes VETËVENDSOJE!, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm e ka shpallur të mbyllur procesin e pranimit të deklaratave të kandidaturave për kryetar, dhe konstaton se kandidati për kryetar, Visar Ymeri, duke qenë edhe kandidatura e vetme, do të jetë kandidati i vetëm që do të vazhdojë procesin e brendshëm zgjedhor.

EkoHigjiena

Në ditët në vijim, KZP-ja do të njoftojë lidhur me afatet e tjera kohore sa i përket fushatës së kandidatit për zgjedhjet e brendshme, si dhe në lidhje me ditën e votimit kur anëtarësia do të ketë të drejtën të votojë për, kundër, ose abstenim, sipas parimit një anëtar – një votë, në lidhje me kandidaturën e Visar Ymerit për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!’, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjers.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.