• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Sport

Violanti i gatshëm për sfidat e reja, muaji shkurt pritet të jetë i artë për të

Redaksia 2LONLINE 18 Janar, 2018 3 min
 Violanti i gatshëm për sfidat e reja, muaji shkurt pritet të jetë i artë për të

Boksieri Gjilanas Violant Sylejmani vazhdon me përgatitjet bazike në Durrës, ku po qëndron aktualisht e ku është duke u përgatitur, për të qenë sa më i gatshëm për kryqëzimin e dorëzave, me kundërshtarët e mundshëm në kategorinë 64 kg Senior.

Ai pritet që denjësisht si edhe deri më tani ta përfaqësojë si është më së miri Klubin e Boksit “Drita”, të cilit i takon, e po ashtu edhe Kosovën për sfidat e radhës që po e presin, si në garat vendore ashtu edhe ndërkombëtare.

Sylejmani bënë të ditur për 2LONLINE, se në muajin shkurt do të  jetë pjesëmarrës në garat ndërkombëtare ku me 6 -11 shkurt do të marr pjesë në turneun ndërkombëtar ”Bockan Istvan” në Debrecen të Hungarisë, pastaj me 17 shkurt në turneun ndërkombëtar “Pavarësia”, me 18-26 shkurt në turneun ndërkombëtar “Strangjat” në Sofje të Bullgarisë.

Sipas trajnerëve të tij, Federata e Boksit të Kosovës është shumë e kënaqur me formën që ka arritur boksieri gjilanas, andaj s’do mend se ai është shumë i gatshëm për sfidat që po e presin.

Kosova ka një shpresë të madhe që të merr medalje të artë, po ashtu edhe të rrëmbej ndonjë çmim shumë të rëndësishëm në turnetë e lartpërmendura, kjo falë Violant Sylejmanit, që është edhe njëri ndër boksierët më të mirë të të gjitha kohërave në Kosovë, në boksin amator.

Deri më tani, ai arriti të kishte shumë suksese si në garat vendore po ashtu edhe ato ndërkombëtare ku, kujtojmë se morri edhe nga dy çmime në një turne, ku nuk ka ndodhur më parë, e po ashtu, në vitin 2016 për një pikë nuk ka mundur të shkojë në olimpiadë, ku kualifikimet ishin në Azerbejxhan, por shpresohet që në vitin 2020 siç shihet nga përgatitjet e deritanishme dhe forma e tij, ai sigurisht do të kualifikohet për në Tokio.

Përndryshe, trajnerët e tij, Nazim Halili dhe Musli Zymberi thonë për 2LONLINE se janë shumë të kënaqur me arritjet e Sylejmanit ku ata deklaruan se shfrytëzojnë shumë kohë në ditë, në stërvitje me Violantin dhe janë shumë të kënaqur me nxënësin e tyre dhe arritjet e tij.

Po ashtu Violant Sylejmani është edhe motiv për shumë boksier të rinj që kanë filluar të merren me këtë sport, andaj Gjilani, por edhe Kosova duhet të krenohen me këtë talent.

Etiketa:aktuale boks Gjilan gjilanasi sport Violant Sylejmani
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Kryetari Haliti priti në takim homologun e tij nga Likova, Erkan Arifi

7 Dhjetor, 2023
Sport

FC Drita i uron mirëseardhje Sadat Shahinit

7 Dhjetor, 2023
Info+

Kamenica ka bërë finalizimin e “Letrës së Bardhë” me qëllim të zhvillimit

7 Dhjetor, 2023
Promo

Hidromorava: Ja në cilat zona do të kryhen sot intervenimet e nevojshme

7 Dhjetor, 2023
Lajme të ngjashme

FC Drita i uron mirëseardhje Sadat Shahinit

7 Dhjetor, 2023

Liridona Ademaj në botën tjetër, Naim Murseli me shokë në burg, po mediat i dhanë fund spekulimeve?!

7 Dhjetor, 2023

Mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara nga policia vetëm brenda 24 orëve të fundit

7 Dhjetor, 2023

Ndizen qirinj para Teatrit në Gjilan në nderim të Liridona Ademajt

6 Dhjetor, 2023

Drita e Gjilani kalojnë në 1/8 e Kupës së Kosovës

6 Dhjetor, 2023

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një të dyshuar për 48 orë

6 Dhjetor, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com