Shtëpia e re e yllit të Barcelonës, Lionel Mesi, do të jetë në formën e topit të futbollit. Artitektët që janë përkujdesur për projektin e vilës së argjentinasit kanë bërë të ditur se nga lart e gjithë pamja e oborrit dhe e vilës do të duket si një fushë futbolli me topin në mes.
Në fakt, ka qenë pikërisht kërkesa e argjentinasit që shtëpia e tij e re të ketë një dukje të tillë. I gjithë projekti është bërë nga artitekti i njohur spanjoll, Luis de Garido, i cili ka deklaruar se Mesi ka mbetur tejet i kënaqur me punën e bërë në projekt, derisa nuk ka bërë të ditur shifrën e kushtueshmërisë së ndërtimit të kësaj shtëpie./rtklive.com/