DYLON

Viktoria Plzen kundërshtarja e Dritës

Viktoria Plzen kundërshtarja e Dritës
Avatar photo Redaksia

FC Drita tani më ka mësuar kundërshtarin për rrethin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës

Drita, e cila e nis rrugëtimin e saj në garat evropiane nga rrethi i dytë i Ligës së Konferencës, pas hedhjes së shortit, ka mësuar se kundërshtari i saj i parë është, FC Viktoria Plzen nga Çekia

EkoHigjiena

E drejtuesit e klubit bardh e kaltër nga Gjilani, si duket e kanë mirëpritur këtë ballafaqim duke u deklaruar se si klub janë krijuar për ndeshje të mëdha

“Sot është tërhequr shorti për rundin e dytë të Conference League. Si gjithmonë shorti na ka vendosur përballë një kundërshtari të fortë siç është FC Viktoria Plzen nga Çekia.  Ndeshja e parë do të zhvillohet me 21 Korrik 2023, ndërsa ajo e kthimit me 3 Gusht 2023”, thuhet në njoftimin e Dritës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.