FC Drita tani më ka mësuar kundërshtarin për rrethin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës
Drita, e cila e nis rrugëtimin e saj në garat evropiane nga rrethi i dytë i Ligës së Konferencës, pas hedhjes së shortit, ka mësuar se kundërshtari i saj i parë është, FC Viktoria Plzen nga Çekia
E drejtuesit e klubit bardh e kaltër nga Gjilani, si duket e kanë mirëpritur këtë ballafaqim duke u deklaruar se si klub janë krijuar për ndeshje të mëdha
“Sot është tërhequr shorti për rundin e dytë të Conference League. Si gjithmonë shorti na ka vendosur përballë një kundërshtari të fortë siç është FC Viktoria Plzen nga Çekia. Ndeshja e parë do të zhvillohet me 21 Korrik 2023, ndërsa ajo e kthimit me 3 Gusht 2023”, thuhet në njoftimin e Dritës. /2LONLINE/