DYLON

Vikendi parashihet me kushte stabile meteorologjike dhe me temperatura tipike verore

Vikendi parashihet me kushte stabile meteorologjike dhe me temperatura tipike verore
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vikendi parashihet me kushte stabile meteorologjike dhe me temperatura tipike verore.

.E shtunë:

EkoHigjiena

Të shtunën pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 32-35°C.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 5m/s.

E diel:

Të dielën moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16°C, ndërsa ato maksimale e ditës ndërmjet 28 – 32°C.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri 7m/s.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që të respektohen këshillat i IKSHP.  /2LONLINE/