DYLON

Vikendi: Mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara

Avatar photo Redaksia

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të vikendit do të na shoqëroj mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0-2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 11-13 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të jetë e lartë mbi vlerat e normales ( diku 1035milibarë), gjë që do të krijohen kushte që java e parë e nëntorit të jetë me temperatura më të larta se kjo javë që po e lëmë. Në orët e hershme të ditës do të ketë kushte për mjegull e cila , vende-vende do të mbetet për interval më të gjata kohore.. Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.