DYLON

Vikendi: Mot me diell dhe vranësira të çrregullta

Vikendi: Mot me diell dhe vranësira të çrregullta
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorolgjik të Kosovës gjatë ditëve të vikendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta të cilat të shtunën pasdite do të shoqërohen me reshje shiu të shoqëruara me vetëtimë dhe bubullimë.

Të dielën parashihet të mbajë mot me diell por që pasdite nëpër disa lokalitete mund të ketë reshje të intensitetit të ulët.

Sipas Institutit Hidrometeorolgjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius.

EkoHigjiena

Shtypja atmosferike do të ketë luhatje të vogla por që do të jetë rreth vlerave të normales. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 11m/s.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.