DYLON

Vikendi do të karakterizohet me mot të ftohtë dhe të paqëndrueshëm

Vikendi do të karakterizohet me mot të ftohtë dhe të paqëndrueshëm
Avatar photo Redaksia

Ja parashikimi i motit për këtë vikend (21–22 shkurt), sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

E shtunë

EkoHigjiena

Mot i vranët. Vranësirat, vende-vende, parashihen të sjellin riga shiu të përziera me borë, kryesisht në pjesën veriore dhe veriperëndimore të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s

E diel

Mot i vranët me intervale me diell. Vranësirat, vende-vende, parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi 1–6 m/s.

Në përgjithësi, vikendi do të karakterizohet me mot të ftohtë dhe të paqëndrueshëm.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.