Atletja Kosovare, Vijona Kryeziu, e cila vije nga Komuna e Kamenicës, do të jetë sportistja e fundit që do të garojë në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’. Vijona sot do të garojë në atletikë, në garën e 400 metrave, kualifikimet këto që fillojnë në ora 16:00. Kujtojmë se Kosova në Rio është përfaqësuar me tetë sportistë, ndërsa ka fituar një medalje të Artë, ku Majlinda Kelmendi triumfoi në kategorinë deri në 52 kilogramë.