/2L ONLINE/ – Me t’u njoftuar për një incident që ka ndodhur në një kafiteri në qendër të qytetit në Gjilan, më saktësisht në rrugën “Sadullah Brestovci”, njësitet patrulluese me urgjencë i janë përgjigj rastit duke dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se dy të dyshuar, nga fshati Peran, komuna Podujevë, kanë shkuar në kafiteria ku gjendej viktima, banor i Gjilanit, duke kërkuar nga ai që të dal e të takohen.
Por, siç bënë të ditur Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, me të dalë nga kafiteria, të dyshuarit kanë filluar ta godasin viktimën, njëri me një shufër, ndërsa tjetri i dyshuari, sipas dy dëshmitarëve, kishte pas në posedim edhe një revole.
“Nga ky sulm viktima pëson lëndime të lehta trupore në kokë, ku pas tretmanin mjekësor ai është liruar në shtëpi. Besohet se motivi që ka shtyrë të dyshimtit në kryerjen e këtyre veprave penale, ka qenë një borxhi i mëhershëm”, ka thënë zëdhënësi Hashani
Sipas iij, të dyshuarit fillimisht kishin ikur nga vendi i ngjarjes, por pas një pune mirë të organizuar operative, ata janë arrestuar nga Policia e Kosovës, njësitet patrolluese të Novobërdës në fshatin Makresh, Komuna Novobërdë.
“Dy të dyshuarit janë sjell në stacionin policor në Gjilan ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që personat e dyshuar të ndalohen në mbajtje prër 48 orë”, ka bërë t ditur zëdhënësi Ismet Hashani.
Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore. /2L ONLINE/