DYLON

Vije urimi për Ditën e FSK-së nga komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjenerali Orr

Vije urimi për Ditën e FSK-së nga komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjenerali Orr
Avatar photo Redaksia

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha ka pranuar një letër urimi, me rastin e ,,Ditës së FSK-së’’ nga komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës. të Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA), gjeneral Timothy Orr.

Në letër, komandanti i Gardës Kombëtare shprehet: ,,Urimet më të mira për Ty dhe të gjithë pjesëtarët tuaj, me rastin e kremtimit të Ditës së FSK-së 2017. Si shtet- partner i juaji, ushtarët dhe pjesëtarët e aviacionit të Gardës Kombëtare të Ajovës janë jashtëzakonisht krenarë për lidhjet e thella dhe serioze që janë krijuar mes organizatave tona, dhe ndihen të nderuar që t`i kujtojnë për një çast të arriturat e mëdha të FSK-së gjatë këtij viti.’’

Më tej, gjenerali amerikan Timothy Orr shkruan: ,,Në veçanti duhet përmendur puna e udhëheqjes së FSK-së lidhur me integrimin e pjesëtarëve të minoriteteve në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe aktivitetet e kryera me qëllim të përforcimit të rolit të rëndësishëm që ka FSK-ja në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.’’

EkoHigjiena

Këto lloje të aktiviteteve, vazhdon komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, edhe një herë dëshmojnë arsyen se pse FSK-ja po vlerësohet si organizata më e besueshme dhe më e respektuar në tërë Kosovën. Ashtu siç Ushtria Amerikane udhëhoqi përpjekjet për integrim në vendin tonë në fund të viteve 1940, FSK-ja, sot po bën të njëjtën gjë në Kosovë. Edhe pse nuk është e lehtë gjithmonë, ky është një hap i rëndësishëm në vazhdën e zhvillimit të FSK-së pasi që po përpiqet të jetë Forcë për të mirë në rajon.

Më tej, në letrën e urimit dërguar ministrit Rrustem Berisha, gjenerali Orr thekson: ,,Gjithashtu, duhet përmendur përparimi në fushën e zhvillimit të nënoficerëve, logjistikës, mjekësisë ushtarake, aktiviteteve kibernetike dhe të komunikimit, kapaciteteve të veçanta ku Garda Kombëtare e Ajovës ka përqendruar përpjekjet e saj në punën me homologët e tyre të FSK-së. Bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë kanë qenë evident në më shumë se 20 shkëmbime brenda programit të partneritetit shtetëror të cilat kanë ndodhur këtë vit.

Gjenerali amerikan Timothy Orr vlerëson lartë përshtypjet dhe vlerësimin e ushtarakëve që ai komandon duke u shprehur: ,,Pjesëtarët e Ushtrisë dhe ata të Forcave Ajrore të Gardës të cilët punuan me pjesëtarët tuaj, janë kthyer shumë të impresionuar me energjinë, përkushtimin dhe dëshirën e pjesëtarëve tuaj për t’u përmirësuar dhe mësuar. Këto lloje të qëndrimeve përbejnë themelet mbi të cilat një organizatë mund të jetë e suksesshme pa marrë parasysh misionin e saj.’’

Në fund, komandanti i Gardës Kombëtare të Shtetit Ajova të SHBA-ve shprehet se mezi pret që vitin tjetër të vazhdohet ky bashkëpunim i shkëlqyer: ,, Mezi po e pres vitin tjetër për të punuar së bashku për konsolidimin dhe forcimin e marrëdhënieve tona mes Gardës Kombëtare të Ajovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës’’.

Republika e Kosovës dhe Shteti i Ajovës, përkatësisht Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Garda Kombëtare e Ajovës janë në partneritet shtetëror që nga viti 2011.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.