DYLON

Vihet gurthemeli i pllakës përkujtimore për dëshmorët Shyqeri dhe Mehmetali Ajvazi

Vihet gurthemeli i pllakës përkujtimore për dëshmorët Shyqeri dhe Mehmetali Ajvazi
Avatar photo Redaksia

Është vendosur gurthemeli i pllakës përkujtimore për dëshmorët Shyqeri dhe Mehmetali Ajvazi, në fshatin Livoç i Epërm të Komunës së Gjilanit, përkatësisht në rrugën që mbajnë emrat e këtyre dy dëshmorëve.

Ata kishin rënë heroikisht më 16 prill 1999, teksa shpëtonin të plagosurit, duke u përballur me forcat policore dhe paramilitare serbe pranë magjistrales Duhël – Suharekë.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se në Livoç të Epërm vendosën gurthemelin e kujtimit për dëshmorët Shyqeri Ajvazi dhe Mehmetali Ajvazi, të cilët ranë heroikisht më 16 prill 1999, teksa shpëtonin të plagosurit, duke u përballur me forcat policore dhe paramilitare serbe pranë magjistrales Duhël – Suharekë.

Sipas tij emrat e dy djemve të familjes Ajvazi, janë jetësuar përjetësisht në këtë pllakë, njëjtë si në historinë e bijve më të mirë të Kosovës, që kanë sakrifikuar gjithçka për lirinë që kemi sot.

“Gjilani është përjetësisht krenar me veprën e tyre. Lavdi e përjetshme”, tha kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.