DYLON

Vihet gurhemeli për ndërtimin e shtëpisë së fshatit në lagjen “Gllama” në Bresalc

Vihet gurhemeli për ndërtimin e shtëpisë së fshatit në lagjen “Gllama” në Bresalc
Avatar photo Redaksia

Është vënë gurthemeli i projektit për ndërtimin e shtëpisë së fshatit Bresalc në lagjen “Gllama”, nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ku i pranishëm ishte edhe zëvendës ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla, këshilltarët komunalë nga Vetëvendosje, Besnik Shala e Blerim Haziri dhe zyrtarë të tjerë komunalë dhe banorë të kësaj ane.

U tha se kjo godinë e denjë dhe moderne do të shërbejë për nevojat e të gjithë komunitetit.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Gjilanit  Alban Hyseni, tha se: kisha kënaqësinë të marr pjesë në inaugurimin e projektit për ndërtimin e shtëpisë së fshatit në lagjen “Gllama” në Bresalc.

“Ky është një projekt me vlerë për komunitetin, i cili do të shërbejë për raste mortore, ahengje, përkujtime dhe aktivitete rinore, në një hapësirë moderne dhe të përshtatshme për të gjithë. Falënderim i veçantë për banorët e lagjes për angazhimin dhe mikpritjen”, tha kryetari Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.