DYLON

Vihet gurëthemeli i objektit të ri të Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Gjilan

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Është vënë sot gurethemeli iQendrës Rajonale të Shëndetit Publik, në kuadër të spitalit rajonal të Gjilanit, projekt ky kapital i Ministrisë së Shëndetësisë dhe imbështetur nga Qeveria.

Në inaugurim ka marrë pjesëkryeministri Isa Mustafa, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, deputetë e përfaqësues të tjerë nga institucionet lokale dhe qendrore.

EkoHigjiena

“Ne si qeveri i kemi dhënë prioritet themelor shëndetësisë e arsimit kundrejt zhvillimit ekonomik dhe këto tre sektore lidhen shumë mes vete. Neve na nevojitet që të kemi popullatë të shëndoshë, të kujdesemi për shëndetin e qytetarëve, për avancimin e shëndetit publik. Instituti dhe Ministria ka bërë një punë të rëndësishme nëkëtë fushë, ne vlerësojmë lartë punën qëështë bërë, por poashtu konsiderojmë që duhet të investojmë më tepër në ndërtimin e objekteve, në mënyrë që edhe punonjësit shëndetësor, por edhe shfrytëzuesit e shërbimeve shëndetësore publike. Shpresojmë se ky objekt në vjeshtën e vitit të ardhshëm të finalizohet dhe të gjithë të kenë kushte më të mira”, ka thënënë fjalën e tij kryeministri i Republikës, Isa Mustafa.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar kryeministrin Mustafa dhe ministrin Rrahmani, pasi tha se shëndetësia si shtylla kryesore e qeverisjes në Gjilan, poe merr mbështetjen e plotë financiare dhe politike të tyre.

“Më lejoni që ta falënderoj kryeministrin Mustafa dhe ministrin Rrahmani për mbështetjen në realizimin e këtij projekti qëështë i një rëndësie të veçantë dhe i cili çon drejt rrumbullakësimit të infrastrukturës shëndetësore në Komunën e Gjilanit. Përballë kësaj qendre, në pronën komunale do të ndërtohet edhe objekti i ri i QKMF-së, si kujdes primar qëështë në përgjegjësi të Komunës, pornë një lidhshmëri me nënkalim që lidhet me shërbimet në kujdesin sekondar. Nga ky oborr jepen shërbime për afro gjymëmilioni banorë. Këtëditë të bardhë po e bëjnë edhe mantelat e bardhë këtu”, ka thënë Haziri.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, theksoi sePërkrahja e Institutit Kombëtar të Shëndettit Publik, do të thotë përkrahje e një shëndetësie të mirë, përkrahje e programeve parandaluese e zbuluese të hershme të sëmundjeve, dhe promovim i jetës së shëndetshme për një popullatë të shëndetshme.

Nga ana e tijm, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, e ka falënderuar kryetarin Haziri, kryeministrin Mustafa dhe ministrin Rrahmani, të cilët kanë bërë të mundur vënien e gurëthemelit, duke shtuar se “me vetë faktin se ky projekt po realizohet sot, i cili ishte kërkuar shumë më parë të ndodhte, tregon për përkushtimin e qeverisë së Kosovës, duke e vënë në plan të parë sektorin e shëndetësisië”.

Përndryshe, ndërtimi iobjektit të ri iQendrës Rajonale të Shëndetit Publik kap vlerën e afro 500 mijë euro. /2L ONLINE/