DYLON

Vihet gur themeli i shtëpisë për familjen e Gëzim Zeqirit në Devajë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Banorët e fshatit Devajë kanë marrë një aksion për ndërtimin e shtëpisë familjes së Gëzim Zeqirit e cila është përballur për vite të tëra me problemin e strehimit.

Në ceremoninë e vënies së gur themelit të shtëpisë së familjes Zeqiri, ishte i pranishëm edhe kryetari I komunës Sokol Haliti, i cili ka theksuar se aksionet e tilla humanitare asnjëherë nuk kanë munguar dhe kjo është edhe një dëshmi për solidaritetin që kemi si popull.

EkoHigjiena

Pos humanizmit të banorëve të Devajës për të ndërtuar këtë shtëpi, një ndihmë do të jap edhe komuna e Vitisë. /2L ONLINE/