/2L ONLINE/ – Autoritetet policore të Rajonit të gjilanit kanë bërë me dije se në fshatin Smirë të Vitisë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti dyshohet të jetë kryes i disa vjedhjeve.
Gjatë intervistimit i dyshuari ka deklaruar se përveç vjedhjeve të gjësendeve shtëpiake ka vjedhur edhe një armë zjarri-pistoletë Zastava e kalibrit 6.35 mm.
Nga njësiti policor arma është konfiskuar ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/