DYLON

Vickers: Edhe pse nuk jemi më pjesë e Bashkimit Evropian, ne do të vazhdojmë t’u qëndrojmë afër dhe të ndihmojmë

Vickers: Edhe pse nuk jemi më pjesë e Bashkimit Evropian, ne do të vazhdojmë t’u qëndrojmë afër dhe të ndihmojmë
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, priti në takim z.Martin Vickers, deputet i Parlamentit Britanik, i Dërguar për Tregti për Ballkanin Perëndimor, emëruar nga kryeministri Boris Johnson, njëherit edhe kryesues i Grupit parlamentar gjithëpërfshirës për Kosovën në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.

Duke theksuar se Mbretëria e Bashkuar është partner i domosdoshëm i Kosovës, kryeministri falënderoi emisarin për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë nga Mbretëria e Bashkuar para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, si dhe para dhe pas shpalljes së pavarësisë.

EkoHigjiena

Zgjedhjet demokratike të para një viti, sollën legjitimitet e stabilitet institucional tha kryeministri Kurti. Kjo ndihmon shumë dhe po rezulton në rritje të bashkëpunimit ekonomik, tregti dhe investime, shtoi ai.

Z.Vickers, vlerësoi veprimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në luftimin e korrupsionit.

Fakti që Kryeministri Johnson e ka emëruar një të dërguar për Ballkanin Perëndimor tregon se e marrim shumë seriozisht rajonin, tha z.Vickers.

Edhe pse nuk jemi më pjesë e Bashkimit Evropian, të jeni të sigurtë se ne do të vazhdojmë t’u qëndrojmë afër dhe të ndihmojmë, theksoi ai.

Lidhur me mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet të dyja vendeve, kryeministri veçoi potencialin e mërgatës së madhe që ka Kosova në Mbretërinë e Bashkuar dhe që ata mund të jenë si urë lidhëse.

Kryeministri Kurti tha që Ligji për Gjykatën Komerciale do të rrisë sigurinë për investitorët dhe bizneset.

Ai veçoi potencialin e vendit tonë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit (TIK), procesimin e drurit dhe të metalit, dhe bujqësinë, dhe mundësitë e lidhjes së sistemit të edukimit me tregun e punës, nëpërmjet një sistemi të zhvilluar të edukimit dual.

Duke biseduar për ballafaqimin me pandeminë COVID-19, kryeministri theksoi se dy të tretat e popullsisë të moshës mbi 16 vjeç tashmë janë të vaksinuar, ndërsa po vazhdon vaksinimi edhe me dozën përforcuese. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.