DYLON

Vetura ndeshet me motoçikletën, lëndime pëson motoçiklisti

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës , në Rajonin e Gjilanit, ka bërë të ditur për një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Livoç i Ultë të Gjilanit me këtë rast ka qenë i përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, e ku për rrjedhojë të këtij aksidenti lëndime trupore pëson motoçiklisti.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije për Portalin 2L ONLINE, Deri te aksident trafiku me lëndime trupore dyshohet se ka ardhur kur automjeti Fiat Palio me targa 06, duke bërë tejkalim të pasigurt, ndeshët me Motoçikletë SylvestreIt pa targa. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar vozitësi i motoçikletës.

EkoHigjiena

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti procedohet në Prokurorin themelore, ka bërë të ditur Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.