/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur për një aksident trafiku në lagjen Arbëria të Gjilanit ku vetura ka goditur motoçikletën me këtë rast drejtuesi i motoçikletës ka marrë lëndime të lehta dhe është trajtuar në Spitalin e Gjilanit.
“Dyshohet se deri te aksidenti te ketë ardhur atëherë kur drejtuesi i veturës së tipit VW Golf me targa 06, nuk respekton rrugën me përparësi kalimi dhe godet motoçikletën Yamaha pa tabela. Me ketë rast lëndime të lehta merr drejtuesi i motoçikletës të cilit i jepet ndihma parë në Spitalin Rajonal. Rasti procedohet në Gjykatë”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2L ONLINE/
fotoilustrim/