/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije për një aksident trafiku me lëndime që ka ndodhur në Kamenicë. ku vetura ka goditur një këmbësor që po trajtohet në Spitalin e Gjilanit.
Ndërkohë, bëhet ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull K/Shqiptar.
Viktima është dërguar në spitalin rajonal në Gjilan për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /2L ONLINE/