/2L ONLINE/ – Në fshatin Pozhoran, të Vitisë raportohet për një aksident trafiku në mes të një automjeti që drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe këmbësores- viktimës femër K-Shqiptare.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se deri tek aksidenti ka ardhur nga moskujdesi dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës nga i dyshuari i cili me automjetin që e drejtonte pa afat të regjistrimit dhe pa patentë shofer, e godet këmbësoren e cila ishte duke kaluar rrugën.
E dyshuara ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/