DYLON

“VETULLAT E MAJËBORËS”, libri i ri i Mehmetali Rexhepit

“VETULLAT E MAJËBORËS”, libri i ri i Mehmetali Rexhepit
Avatar photo Redaksia

Libri im  i ri: VETULLAT E MAJËBORËS

Të nderuar lexues!

EkoHigjiena

Sapo doli nga shtypshkronja Lena Graphic Design libri im VETULLAT E MAJËBORËS.

Brenda kopertinave të këtij vëllimi përfshihen shkrime poetike, që shtrihen në periudhën e viteve 2018-2021, disa prej të cilave janë publikuar në portalet tona shqipe. Mirëpo, të shumtat e përmbajtjes së këtij libri nuk kanë qenë të publikuara.

Shkrimet e publikuara janë rimarr disa herë nëpër duar dhe, pothuajse nuk janë të atilla çfarë ishin në portalet e publikimit. Pos tjerash, brenda vëllimit libror strukturohen tri poema, edhe ndonjë poezi e shpërblyer në konkurset tona letrare…

Në këtë rast, kur, sikur thoshte Prof. Agim Vinca, është “kohë e keqe për lirikën” , megjithatë më duket veprim fisnik t`i përmbush ditët me lirikë, një ilaç për vrazhdësinë e të jetuarit tonë kësisoj…

Falënderoj përzemërsisht familjarët e mi, mikun tim letrar Hysen Këqikun për faqosjen e vëllimit poetik, recensuesit e nderuar: Hajdar Paçarada-Dumoshi  e  poeti Sarë Gjergji; autorin e pikturës në ballinë, piktorin dhe skulptorin Avni Behluli!…

Nderim të veçantë meritojnë dy emra: sponsori i këtij libri Ilir Zymber Beshtica dhe, miku im i kahershëm, poeti dhe studiuesi Prend Buzhala, i cili këtij vëllimi poetik i bëri një qasje studiuese të gjithanshme!

Respekt për mjeshtrin e grafikës dhe drejtuesin e shtypshkronjës “Lena” Hajdar Fejzullahun… Venera Alshiqin për dizajnimin, si dhe stafin tjetër për punën me përgjegjësi!

Mehmetali REXHEPI

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.