DYLON

Veton Tusha, “Yll i javës”

Veton Tusha, “Yll i javës”
Avatar photo Redaksia

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 29-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Drita, Veton Tusha.

 Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Murat Fejzullahu, Berat Berisha dhe Besim Slishani.

EkoHigjiena

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e njëzet e nëntë t’i takojë Veton Tushës, i cili shënoi dy golat në fitoren 2:0 të Dritës në ndeshjen e rradhës kampional kundër FC Prishtina.

Pasi mori këtë çmim, Tusha u shpreh i lumtur që u vlersua më i miri i javës: “Pas ndeshjes në Kupë, që nga minutat e para nuk ishte ekipi ynë siç jemi mësuar ta shohim. I jemi qasur ndeshjes kampionale me ritmin që e kemi gjithmonë, dhe për ndeshjen kampionale ishim me 100% të potencialit të ekipit tonë.

Atmosfera te FC Drita është e mrekullueshme; si lojtarët, stafi teknik, mjekët dhe ekonomët, kemi harmoni shumë të mirë në grup. Përveç titullit kampion, kemi synim edhe fitimin e Kupës së Kosovës.

Jam shumë i lumtur që jam shpallur Ylli i javës dhe të gjitha meritat i takojnë bashkëlojtarëve dhe stafit të trajnerëve. Shpresoj që do t’i arrijmë synimet tona dhe nuk do të dorëzohemi deri në fund ” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.