“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë me lojtarin tonë më të ri, sulmuesin Veton Tusha i cili është ardhja jonë e radhës e këtij afati kalimtarë nga Dinamo City”, thuhet në njoftimin zyrtar të FC Drita.
Klubi gjilanas ka bërë me dije se Veton Tusha është pjesë e përfaqësuesës së Kosovës U21, dhe do të jetë një forcë shtesë në repartin ofanziv për trajnerin, Zekirija Ramadani.
“Tusha ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare dhe do të jemi së bashku deri në qershor 2027”, thuhet në njoftim. /2LONLINE/