Lëngu i limonit cilësohet si një ndër frutat më të mirë, atë duhet ta pini në mëngjes para ushqimit sepse në këtë mënyrë e nxitë metabolizmin dhe humbë kaloritë, përveç humbjes së kalorive, limoni ndihmon edhe në gjendjen shëndetësore. Nëse duam ta largojmë etjen dhe t’i mposhtim temperaturat, limoni është një zgjedhje e mirë.
Më poshtë mund t’i lexoni disa nga vetitë e këtij lëngu.
Humbja në peshë
Lëngu i limonit ndihmon edhe në largimin e kilogramëve të tepërt, për të pasur një rezultat të mirë duhet ta pini atë çdo mëngjes para ushqimit.
Temperatura
Limoni ndihmon edhe ata persona të cilët vuajnë nga gripi i ftohti ose ethet.
Kujdesi për flokët
Në momentin që e aplikojmë limonin në lëkurën e kokës, ai na ndihmon ta heqim zbokthin dhe e parandalon rënien e flokut, përveç këtyre lëngu i limonit u jep shkëlqim të mirë flokëve.
Depresioni
Lëngu i limonit ndihmon edhe kundër depresionit, përzërja e lëngut më ujë dhe pirja e tij disa herë në ditë, njihet si efekt qetësues për trupin e njeriut, relakson trupin dhe lufton depresionin dhe stresin.