DYLON

Vetitë kuruese të patates së ëmbël

Avatar photo Redaksia

Patatja e ëmbël është një lloj i veçantë patateje, që mund të gjendet në ngjyrë krem, të verdhë, portokalli dhe ngjyrë vjollcë. Patateja është e pasur me antioksidantë dhe me vlera ushqyese, sidomos ka një rëndësi të veçantë për diabetikët.

Disa nga efektet e shëndetshme të patates së ëmbël janë:

EkoHigjiena

Ajo është e pasur me sheqerna natyrore, të cilët e ndihmojnë atë që të ndihmojë personat e sëmurë me diabet.

Fibrat dietike janë një përbërës tjetër, që ndihmojnë në tretje, duke qenë një ndihmëse e mirë ndaj parandalimit të kancerit të zorrës së trashë dhe ndihmon në problemet e kapsllëkut.

Përmban karotenoide, të cilat ndihmojnë në prodhimin e vitaminës A, vitaminë e cila ripërtërin sistemin e frymëmarrjes. Duhanpirësit duhet ta konsumojnë sa më shpesh.

Përmban vitaminë D. Kjo vitaminë është e mirë për dhëmbët, zemrën, lëkurën, eshtrat. Rrit nivelin e energjisë. Përmban vitaminë B6 e cila ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe trurit.

Është e mirë për indet dhe muskujt dhe ndihmon për ulen e ënjtjeve apo dhimbjet e barkut. Ju jep energji dhe rregullon rrahjet e zemrës, gjithashtu vepron si një antioksidant, mbron mushkëritë, si dhe parandalon kancerin e gjirit. Redukton shenjat e plakjes.

Vitamina C është thelbësore për funksionimin si duhet të trupit dhe patatja e ëmbël e përmban me shumicë këtë vitaminë.

Ujin e patateve të ziera mund ta përdorni për të trajtuar lëkurën, sidomos në rastet kur lëkura është e acaruar. Pastron thellësisht poret.

Hekuri është një element tjetër përbërës i këtij produkti që ndihmon që ajo të ketë një rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe dhe të bardha të gjakut. Ndihmon për të luftuar aneminë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.