DYLON

Vetitë kuruese të hithrave

Avatar photo Redaksia

Hithrat është një bimë e cila rritet kudo dhe njihet për vetitë e saj kuruese. Më parë ajo njihej si një kuro e mirë kundër reumatizmës, ndërsa tashmë mësohet se ajo është një bimë e cila ndikon në heqjen e helmeve nga organizmi, nxit sekretimin e lëngjeve të tretjes dhe lehtëson punën e metabolizmit.

Hithrat shërojnë infeksionet në traktin urinar dhe stimulojnë punën e zorrëve. Mu për këtë arsye, hithrat sugjerohen si pjesë e pastrimit pranveror të organizmit.

EkoHigjiena

Gjithashtu ato kanë veti në pastrimin e gjakut, në ripërtërinë e qelizave të kuqe të gjakut, pastron trupin prej substancave të dëmshme dhe të padëshiruara, shëron dhimbjet e rënda në stomak, menstruacionet dhe shumë probleme tjera te femrat, sëmundjet e veshkave, infeksionet e tëmthit, të thatin në lukth, përmirëson punën e zorrëve dhe mushkërive, shëron pagjumësinë e po ashtu ndikon edhe në ngrohjen e këmbëve të ftohta.

Në kombinim me bimët shëruese, hithrat mund të përdoren edhe në shërimin e leukemisë. Njerëzit që vuajnë nga alergjitë po ashtu duhet ta konsumojnë çajin nga hithrat.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.