DYLON

Vetëvritet me revole

Avatar photo Redaksia

Novobërdë  – (2LONLINE) –  Policia  në nënstacionin policorë në fshatin Stanishor,  komuna Novobërdë, është njoftuar nga prindi  S. T. se djali i tij  V. T. Lindur me  1966 me banim në fshatin Stanishor, ka bërë vetëvrasje, duke e vrarë veten me revole.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë të ditur se njësiti i sektorial menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Viktimën është gjet pa shenja jete.  Pran tij është gjet një revole të markës CZ kalibër 7,62 mm.

EkoHigjiena

“Në vendin e ngjarjes po ashtu kanë dalë njësitet e hetimeve rajonale  NJHR dhe i Krim Teknikës nga Gjilani, si dhe Njësiti i Mjekësisë ligjore. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML. Nuk dihen motivet e këtij rasti të rëndë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Rasti është duke u hetuar. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.