DYLON

Vetëvrasje aksidentale në komunën e Kamenicës

Vetëvrasje aksidentale në komunën e Kamenicës
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, bënë të ditur se gjatë ditës së djeshme, përkatësisht më 03 shkurt 2020, rreth orës 19:30 minuta, një person, i moshës 18 vjeçare, duke manipuluar me një pushke gjuetie, aksidentalisht ka humbur jetën.

Dyshohet se i ndjeri M.B. (2002), nga Gjilani, gjersa kishte qenë në shtëpinë e babait të tij, në fshatin Tërsten, komuna e Kamenicës, duke manovruar me një armë gjuetie të llojit ‘’Magnum’’, e njëjta aksidentalisht kishte shkrepur, duke i shkaktuar lëndime në pjesën e majtë të kokës, si pasojë e të cilave ka humbur jetën.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë prokurori kujdestar, policia dhe mjeku kujdestar, i cili edhe e ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa rasti është cilësuar si ‘’Vetëvrasje aksidentale’’.

EkoHigjiena

Prokurori i rastit, ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit, të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për kryerjen e obduksionit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.