“Lëvizja Vetëvendosje sot mbajti takimin me të rinjtë në Arbëri ku para tyre dolën kandidatët për deputetë të listës së Referendumit: Alban Hyseni, Luan Aliu, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Arijeta Rexhepi dhe Tinka Kurti”, thuhet në komunikatën e kësaj Lëvizjeje, Qendra në Gjilan.
“Të lindur në luftë dhe të rritur në kushte jo të favorshme, në sytë e të rinjëve sot u pa vullneti dhe zjarri i brendshëm që Lëvizja VETËVENDOSJE! ndër vite mbajti gjallë luftën për ndryshim”, thuhet tutjej në komunikatë.
“Me pjesëmarrjen e të rinjëve në Referendum, 14 shkurti do të jetë Rilindje për ne, do të bëhet ndryshimi i shumëpritur me vullnetin e popullit”, thuhet në fund të komunikatës të Vetëvendosjes.