DYLON

Vetëvendosje: Vdekja e punëtorëve në Kazakistan rëndon mbi të gjithë ata që e kanë varfëruar Kosovën

Avatar photo Redaksia

Sot ka ndërruar jetë edhe qytetari i katërt nga Kosova që po punonte në Astana të Kazakistanit. Lëvizja VETËVENDOSJE! u shpreh ngushëllime familjeve, dhe shpreh shqetësimin e saj për humbjen e jetës së qytetarëve që janë të detyruar të mërgojnë për të siguruar ekzistencën.

Kosova është nga vendet e rralla në botë që e sheh të zbatuar aq pastër skllavërinë neoliberale. Në Kosovë eksportohen njerëzit, importohen produktet, për t’u eksportuar edhe paratë pastaj. Gjuha e ftohtë e ekspertëve na thotë se këto janë kushtet e tregut, ata bile ishin të lirë të zgjidhnin nesë duan të shkojnë ose jo. Por, ja që “kushtet e tregut” janë kushtëzuar nga faktorë konkret subjektivë ku mund të ndikojmë, dhe jo nga natyra objektive e gjërave, apo fuqitë mbinatyrore mbi të cilat s’mundemi as të gjykojmë.

EkoHigjiena

Konkretisht, Kosova është bërë treg i fuqisë së lirë punëtore, por edhe pre e biznesmenëve matrapazë sepse ajo lëngon nga papunësia, varfëria e moszhvillimi. E të gjitha këto vijnë nga politikat e zbatuara ekonomike tash e 16 vjet; politika që shkatërruan potencialin prodhues, i lanë njerëzit buzë ekzistencës dhe shkatërruan shoqërinë; nga politikanë si Isa Mustafa e Hashim Thaçi që premtojnë qindramijëra vende pune, e kur fillojnë qaverisjen, s’bëjnë tjetër veç zgjerimit të klientelës, zhvatjes së buxhetit e koncesione Serbisë.

Ky rast tragjik është thirrje që na fton për angazhim e na thërret në përgjegjësi për ta ndërtuar perspektivën këtu, dhe jo të krenohemi me projektet që degdisin qytetarët jashtë vendit, siç bën Qeveria.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.