DYLON

Vetëvendosje: Vazhdon represioni i Policisë së Isa Mustafës

Avatar photo Redaksia

Lëvizja Vetëvendosje bënë të ditur se mbrëmë, Policia e Kosovës arrestoi 4 aktivistë të saj, derisa po shkruanin parulla në qytetin e Ferizajt. Kurse, sot në mëngjes, në shtëpinë e tij në Prishtinë, u arrestua aktivisti Kushtrim Dakaj.

Ndërkohë, sipas Vetëvendosjes , Policia e Kosovës ka kërcënuar me arrestimin edhe të aktivistëve të tjerë që morën pjesë dje në aksionin e heqjes së rrethojave shtesë të vendosura nga Qeveria.Po ashtu, mbrëmë në Gjilan, Policia ka kërcënuar aktivistët e Lëvizjes që nëse vazhdojnë me shkrimin e parullave do të arrestohen.

EkoHigjiena

“Isa Mustafa nuk e ka ndërmend t’i ndal masat e dhunshme. Të tilla masa janë aplikuar në Kosovë saherë që pushtetet e ndryshme kanë dashur të qojnë përpara projekte që janë në kundërshtim me vullnetin dhe interesin e popullit të Kosovës. Qeveria po e tensionon situatën me këto veprime, duke treguar që është në gjendje ta krijojë “Zajednicën” edhe nëse kjo kërkon ushtrim të dhunës dhe represionit mbi popullin e vet”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Aktivistët e arrestuar janë:
– Dritëro Hyseni,
– Kushtrim Cakolli,
– Leotrim Cakolli,
– Labinot Halimi dhe
– Kushtrim Dakaj

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.