DYLON

Vetëvendosje: Universiteti s’mund të ndahet etnikisht

Avatar photo Redaksia

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës ndodhi edhe një bllokim i ri nga Ministrat e Listës Serbe. Projektligji për Arsimin e Lartë në Kosovë me gjithë vërejtjet apo sugjerimet lidhur me të përkufizon institucionet e arsimit të lartë që veprojnë në vendin tonë. Këto institucione pra, kolegjet dhe universitetet janë të Kosovës dhe për qytetarët e Kosovës. Ato nuk mund të ndahen dhe kategorizohen brenda ligjeve tona sipas etnisë. Sidomos universitetet karakteri i të cilëve është universal dhe lidhet me dijen e dobinë shoqërore, thuhet në një njoftim të Lëvizjes vetëvendosje.

Bllokimi i miratimit të këtij projektligji në Qeverinë e Kosovës nga ana e Ministrave të Listës Serbe me kërkesën për futjen në ligj si kategori e veçantë e Universitetit të Mitrovicës së veriut dhe financimit të tij nga Serbia është kërkesë për ta etnizuar sistemin universitar në Kosovë.

EkoHigjiena

Universiteti në fjalë është i rregulluar në normativët e pushtetit komunal meqenëse paraprakisht Kosova ka bërë lëshime që këto Komuna më shumicë të popullsisë serbe të kenë hapësira për shkollim universitar specifik.

Por Listës Serbe kjo nuk i mjafton. Ata kërkojnë që ta mbajnë të izoluar këtë universitet nga pjesa tjetër e Kosovës dhe ta kategorizojnë brenda ligjit si Universitet të një etnie.

Bllokimi e kërkesat e tyre, njëjtë si me ndërmarrjet publike dhe me çështjen e Forcave të Armatosura të Kosovës, po shkojnë në të njëjtin drejtim me atë të marrëveshjes për “Zajednicën”, pra ndarjes etnike të Kosovës në çdo zonë të rregullimit shtetëror e shoqëror.

Ne i bëjmë thirrje profesorëve e studentëve të ngrenë zërin për mos ta lejuar këtë kërkesë që shkon në kundërshtim me çdo parim të funksionimit të universiteteve, shoqërisë dhe republikës sonë, thonë në Vetëvendosje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.