DYLON

Vetëvendosje: U diskutua për ndërtimin e Parkut Industrial, investimet në rritje, fuqizimin e industrisë vendore…

Vetëvendosje: U diskutua për ndërtimin e Parkut Industrial, investimet në rritje, fuqizimin e industrisë vendore…
Avatar photo Redaksia

“Gjatë qëndrimit në Gjilan, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila, bashkë me kryetarin Alban Hyseni dhe kandidatët tanë për deputetë, vizituan kompaninë “Palma”, fabrikën “Viva Frutta” dhe ëmbëltoren “Kimi”, ku diskutuan për ndërtimin e Parkut Industrial, investimet në rritje dhe infrastrukturën për fuqizimin e industrisë vendore”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje, Gjilan.

Sipas njoftimit, ministrja Kusari Lila vlerësoi potencialin prodhues të kompanive dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes, e përkushtimin e Qeverisë për të qëndruar pranë tyre, me qëllim të rritjes së eksportit, për më shumë vende pune dhe forcim të ekonomisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.