DYLON

Vetëvendosje thotë se më shumë shqetësohet për vendin se për anëtarët e dorëhequr

Avatar photo Redaksia

Në Lëvizjen “Vetëvendosje” nuk mendojnë që mund t’ia tkurrë subjektin koalicioni me bllokun LDK-AAK-Nisma. Përkundrazi. Pasi që prejse është nënshkruar koalicioni me subjektet e tjera opozitare, katër anëtarë të lëvizjes “Vetëvendosje” e kanë braktisur subjektin.

Deputeti i lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, ka thënë të premtën se ky subjekt në plan të parë e ka shqetësimin për rreziqet që i kanosen shoqërisë dhe vendit, shkruan Koha Ditore.

EkoHigjiena

“Ajo për të cilën kemi menduar dhe vepruar për këta 9 vjet veprimtari politike në Kosovë është që të këmbëngulim në mënjanimin e rreziqeve për shoqërinë dhe vendin tonë. Këtë e kemi bërë me gjithë dijen, vullnetin dhe potencialin tonë njerëzor e politik. Gati të gjitha veprimet tona politike kanë qenë, siç dhe e dini, me rreziqe e sfida. Deri më tash kjo ka rezultuar në zgjerim të Lëvizjes sonë”, ka thënë Ymeri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.