DYLON

Vetëvendosje: Të zbardhet rasti i sulmit ndaj gazetarit Parim Olluri

Vetëvendosje: Të zbardhet rasti i sulmit ndaj gazetarit Parim Olluri
Avatar photo Redaksia

Sulmi ndaj gazetarëve është i papranueshëm e patolerueshëm. Lajme të tilla, sikur ky për sulmin ndaj gazetarit Parim Olluri, që tregon edhe për cenim të shprehjes së lirë dhe sigurisë fizike të gazetarëve, na lëndojnë të gjithëve.

Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin sa më shpejt këtë rast duke e trajtuar me prioritet. Sidoqoftë, nuk ka asnjë arsyetim mbi këtë ngjarje të shëmtuar e gjithashtu nuk ka kurrfarë justifikimi që zbardhja e këtij rasti të zvarritet si njëra prej lëndëve të pazgjidhura nga organet e drejtësisë.

Kështu thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje mbi këtë çështje.

EkoHigjiena

“Ne i urojmë shërim gazetarit Parim Olluri dhe bashkëshortes së tij dhe shpresojmë ta tejkalojnë lehtësisht këtë ngjarje.

Liria e shprehjes e kritikës duhet të mbetet një prej shtyllave që kërkojnë më së shumti angazhim për t’u realizuar si shoqëri demokratike. Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje shprehin solidaritetin e tyre me gazetarin Olluri”, thuhet në fund të reagimit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.