DYLON

Vetëvendosje: Të shkarkohet Gradimir Mikiq

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Dardanë, me shqetësim dhe indinjatë të thellë e ka pritur deklaratën e Kryetarit të Komunës së Ranillukut. “Lista Serbe” si instrument i politikës së Beogradit në Kosovë vazhdimisht po na dëshmon orientimin e politikës së saj antishqiptare.

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate ka bërë me dije se me kohë ka treguar për rrezikun që po i kanoset Kosovës nga ky subjekt politik, që mundësinë e operimit të tyre në Kosovë ua dha Hashim Thaçi me marrëveshjet e Burukselit.

EkoHigjiena

Mikiqi provokon edhe me tej kur propozon emërtimin e një rruge në komunën që ai drejton me emrin e kryekriminelit, shkaktarit të gjenocideve në Ballkan, Sllobodan Millosheviq.

‘Ne përshëndesim vendimin e Kryetarit të Komunës së Dardanës, Begzad Sinani, si hapin e parë për të ndërprerë të gjitha bashkëpunimet e mundshme me Kryetarin e Komunës së Ranillukut, Gradimir Mikiq. Ia përkujtojmë Kryetarit Sinani që hapi i dytë është ngritja e padisë në prokurorin e shtetit ndaj provokatorit Mikiq. Hapi i tretë i përket MAPL-së, që të merr masa dhe ta shkarkojë Mikiqin për gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe për prishjen e raporteve ndëretnike në Anamoravë”, thuhet në fund të një reagimi të Lëvizjes Vetëvendosjes, Qendra në Dardanë. /2L NLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.