• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Politikë

Vetëvendosje: Të ndihmohen financiarisht personat e prekur nga COVID-19

Redaksia 2LONLINE 24 Dhjetor, 2020 2 min
 Vetëvendosje: Të ndihmohen financiarisht personat e prekur nga COVID-19

“Në seancën e IX- të të Kuvendit Komunal në Gjilan, anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë dhënë̈ propozim konkret për t’i dalë në ndihmë qytetarëve të komunës së Gjilanit të cilët janë të prekur me virusin COVID-19 dhe familjeve të cilat kanë humbur familjarët e tyre nga ky virus.

Përmes një Komunikate, Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan vlerëson se kostoja mesatare për trajtimin e një të infektuari sillet nga 600-650€, ndërsa në baza ditore kostoja e trajtimit të një të sëmuri ka shkuar deri në 50€ në ditë.

“Për këtë arsye, personave të prekur që janë me mijëra, institucionet tona komunale duhet dalë në ndihmë edhe me mjete financiare, materiale dhe barëra, varësisht sipas nevojave që ata kanë. Duhet formuar një komision që formon kriteret, që bënë një kategorizim të rasteve, të familjeve etj. Komisioni duhet të mbikëqyr dhe përcjell zbatimin e këtyre punëve”, thuhet tutje në komunikatë.

Vetëvendosjes kërkon që ky komision të krijohet nga anëtarët e kuvendit me shumicë nga opozita dhe anëtarë nga Drejtoria e buxhetit dhe Financave dhe Drejtoria e Shëndetësisë̈ dhe Mirëqenies Sociale.

“Shuma e cila do t’iu jepet në ndihmë do të vendoset nga ky komision, vlera monetare do të sillet prej 100 – 300€ për personin e infektuar duke pasur parasysh kushtet familjare të tyre. Me përkrahje të këtij propozimi nga Lëvizja Vetëvendosje do të kemi mundësi t’i dalim në ndihmë sadopak qytetarëve në këtë kohë të vështirë që po përballemi me pandeminë”, thuhet në fund të komunikatës. /2LONLINE.com/

Etiketa:COVID 19 Gjilan Kuvendi politika Vetevendosje
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Kryetari i Vitisë priti në takim përfaqësues të KEDS-it, u bisedua për

19 Gusht, 2022
Sport

Nuhiu: Jemi përgatitur për ta fituar ndeshjen

19 Gusht, 2022
Nacionale

Ceremoni lamtumirese me rastin e përfundimit të detyrës së  atasheut të Mbrojtjes

19 Gusht, 2022
Nacionale

Të përkrahen bizneset dhe punonjësit për humbjet nga KEDS 

19 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Genc Halimi shpall kandidaturën për kryetar të Rinisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan

19 Gusht, 2022

“Don Bosko”, vjen me risi, fillon edhe me klasat e para, dyta e treta

19 Gusht, 2022

Gjilan: Tejkalim i shpejtësisë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj

19 Gusht, 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan: Aktivitete javore të komunikacionit rrugor

19 Gusht, 2022

Arijeta Rexhepi kandidon për Kryetare të Grave në Vetëvendosje, Qendra Gjilan

18 Gusht, 2022

Për Bresalcin dhe fshatrat përreth do të planifikohen investime në buxhetin e vitit 2023

18 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com