DYLON

Vetëvendosje: Të lirohet nga paraburgimi Sadri Ramabaja

Vetëvendosje: Të lirohet nga paraburgimi Sadri Ramabaja
Avatar photo Redaksia

“Në një kohë kur vetë sistemi i drejtësisë po flet për krizën në të cilën ndodhet nga ndërhyrjet politike të pushtetit dhe jo vetëm, sot bëhen gjashtë muaj nga kur veprimtarit politik dhe profesorit, Sadri Ramabaja i është ngritur aktakuzë dhe vazhdon të mbahet në paraburgim pa fakte e prova, por vetëm mbi supozime e trillime”, thuhet në një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Më tej në ktë komunikatë thuhet se pikërisht se nuk ka prova ndaj Sadri Ramabajës, paraburgimi i tij po zgjatet duke zëvendësuar dënimin. Mbajtja e Sadri Ramabajës në paraburgim duhet të marrë fund. Ai ishte asambleist i Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe është ligjërues fakulteti. Burgimi i padrejtë e ndan nga aktiviteti, ligjëratat dhe studentët e tij.

Sadri Ramabaja që në fillimet e veprimtarisë së tij ka shkruar gjithnjë duke pasur për qëllim atdhedashurinë. Puna e tij reflekton angazhim të pastër për Kosovën dhe çështjen shqiptare. Për të njëjtat bindje që u arrestua dekada më parë nga regjimi serb, e me të njëjtat akuza të rrejshme, ai po mbahet i arrestuar edhe sot, por këtë herë nga shteti për të cilin ai veproi gjithë jetën.

EkoHigjiena

Duhet të ndalen arrestimet dhe mbajtjet e padrejta nëpër burgje të Kosovës, arrestime me prapavijë politike. Nuk duhen përsëritur veprimet e regjimeve të mëhershme, por duhen mbrojtur interesat e qytetarit, e të lartësohen mundi dhe veprimtaria e gjeneratës së Ukshin Hotit.

Gjyqësia e kontrolluar nga politika, ku kryeprokurori i përgjithshëm diskuton jozyrtarisht aktakuzën me Kryetarin e Kuvendit, e Kryeministri i përcakton afate për hetime dhe obligon prokurorin që të dorëzoj raport në Qeveri, ndërsa politikanë të akuzuar për krim të organizuar në rastin “Toka” lirohen, nuk është gjyqësi e pavarur por gjueti ndaj të pafajshmëve e oponetëve, kurse mundësi për të korruptuarit e kriminelet me lidhje në pushtet.

Andaj, kërkojmë lirimin nga mbajtja peng padrejtësisht të veprimtarit dhe profesorit Sadri Ramabaja nga një sistem i kapur nga pushteti e i diskretituar tashmë edhe nga brenda, përfundon komunikata e Lëvizjes Vetëvnedosje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.