DYLON

Vetëvendosje: Të lirohen sa më parë aktivistët

Avatar photo Redaksia

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje zhvilluan një aksion simbolik për të kundërshtuar përndjekjen dhe mbajtjen në burg në mënyrë të padrejtë të aktivistëve të opozitës.

Isa Mustafa po e vërteton se është Kryeministër i ‘Zajednicës’. Ai ka vënë në përdorim çdo mjet që të mbrojë këtë marrëveshje të dëmshme. Përmes policisë dhe drejtësisë së kapur ai i është lëshuar në gjah aktivistëve të opozitës, thuhet në një reagim të Vetëvendosjes.

EkoHigjiena

“Këtë zell të policisë dhe gjyqësisë sigurisht që nuk e shohim ndaj strukturave paralele, korrupsionit tenderomanisë, tjetërsimit të pronave, mafias së ndërtimit, klanit Hamiti dhe SHIK-ut dhe shumë strukturave të tjera kriminale që janë të lidhura ngushtë me pushtetin”, tha aktivisti Nol Nushi. Ai më tej u shpreh se “deri tash nga qeverisja Mustafa, kanë përfituar vetëm familja e tij, Serbia dhe Mali i Zi. Djemve po u jep tenderë, Serbisë po ia jep ‘Zajednicën’ e Malit të Zi po i fal territor.”

Opozita e bashkuar bën thirrje që aktivistët të lirohen sa më parë, dhe të tërhiqen marrëveshjet e dëmshme, përndryshe këtë pushtet e pret rezistencë e fuqishme qytetare, thuhet në fund të reagimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.